Flash

Video/ "Kam vetëm 12 lojtarë": Gjoka dorëzohet për titullin, Teuta sheh Europën ti largohet.

Lapsi.al 28 April 2019
Video/ "Kam vetëm 12 lojtarë": Gjoka dorëzohet për

Barazimi i dytë radhazi i Partizanit, krijoi mundësinë e një afrimi të cuditshëm të Kukësit, të paktën për ta frikësuar kundërshtarin deri në fund për titullin. Nuk ndodhi kështu, sepse Blutë u përplasën mbi një Teutën në kërkim të Europës e për më tepër kur gjërat komplikohen në pikën kur Reginaldo humbet në të 93 një rast kështu... fitorja është vështirë të vijë, titulli edhe më shumë: "Ka qenë kampionati shumë i ngarkuar. Në 4 ndeshje kam pasur në dispozicion vetëm 12 lojtarë" u justifikua Gjoka.

Më tepër me veten, për mundësinë e humbur, sulmuesi mozambikas është larguar nervoz me një prej lojtarëve të skuadrës, duke kthyer tensionin në dhomat e zhveshjes së veri lindorëve, edhe pse Gjoka nuk e bën dramë: "Nuk ishte diçka e madhe - tha tekniku -. Sot i mungoi fati Reginaldos. Kemi stresin me veten, sepse kjo skuadër është ndërtuar për të bërë mirë. Brenda familjes ka gjithmonë probleme, ne si staf jemi munduar t’i zgjidhnim".

Teuta u tregua shumë më e fortë se mendonin Blutë, duke marrë një rezultat të rëndësishëm, pas një serie negative, që i ka vënë në dyshim prezencën në Europë. Në faka 0-0 mund të jetë pozitiv për Shkëmbin, duke parë sa keq kishte bërë skuadra në javët e mëparshme, por nuk është se e ndihmon shumë për objektivin, duke e lënë 5 pikë nga Kukësi kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të kampionatit. "Kam parë reflektim në sjelljen e gjithë skuadrës - pranoi tekniku korcar i Teutës -. Më vjen mirë që Hidi u kthye në formë. Jam i bindur që dhe lojtarët e tjerë do të kthehen. Lojtarët me eksperiencë do të jenë vagoni për të na çuar në Europë".

47 pikë për durrësakët, që kan sytë nga ajo cafrë do të bëjë Flamurtari në Korcë, por në anën tjetër mbetet 10 pikë larg titullit Kukësi, që pret elementë të rëndësishëm të rikuperojnë si Rama, apo të rigjejnë formën si Musolli. Ndjesia është ajo që Kukësi është dorëzuar përfundimisht dhe tani mendon vetëm për vendin e dytë: "Pretendojmë që të blindojmë vendin e dytë. Kjo është filozofia ima. Sigurisht që nëse do vazhdonim me fitore dhe Partizani do bënte hapa fals, do shikonim për më sipër. Unë mendoj që sot krijuam volum loje, por fati nuk ishte me ne. Kjo ndoshta ndikoi tek futbollistët e mi" përfundoi Gjoka, që të gjithë synimin për ti dhënë një trofe të dytë Kukësit në aventurën e tij të dytë tek Blutë e ka vënë tek Kupa e Shqipërisë, ku për të arritur finalen, duhet të mbrojë në Korcë fitoren 2-1 të ndeshjes së parë me Skënderbeun.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI