Flash

Video/ De Gea nuk njihet më: i heq Manchester United kapjen e vendit të katërt

Lapsi.al 28 April 2019
Video/ De Gea nuk njihet më: i heq Manchester United kapjen e vendit

David De Gea nuk po kalon një moment të mirë në Old Trafford. Portieri prej kohësh është në fakt është raportuar të ketë shprehur dëshirën për tu larguar nga Manchester, por duket se pakënaqësitë e grumbulluara tek United po i ndikojnë psikologjikisht, duke bërë performanca nën ton, e gafa të vazhdueshme që bashkë me këtë përballë Chelsea po i heqin mundësinë skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer të arrijë zonën Champions për sezonin e ardhshëm.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/al/AldR.mp4

Nuk ka shkuar më shumë se 1-1 Manchester Unitedi në ndeshjen kundër Blues të Maurizio Sarri, duke cuar dëm shansin e dhënë nga humbja e Arsenal. Londinezët kanë marrë pikërisht pikën që donin, duke ruajtur vendin e katërt me 68 pikë, ndërsa Red Devils bllokohen në të gjashtin me 65 pikë. Një fitore, që u duk më shumë se e mundshme pas golit të Juan Mata, në minutën e 11, do ti barazonte skuadrat në kuotën e 67 pikëve me United që do ishte përpara me diferencë golash të shënuar dhe ndeshje direkte. Por në Old Trafford nuk ishin bërë llogaritë me De Gean, që i dha mundësinë Alonsos të barazojë rezultatin, që për momentin përjashton United nga Champions.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/p0/p0z6.mp4

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI