Flash

Urdhëroi lojtarët të pësojnë gol, pavarësisht se humbi rikthimin në Premier League

Lapsi.al 28 April 2019
Urdhëroi lojtarët të pësojnë gol, pavarësisht se
Kush tha që futbolli ka tani vetëm vlerën e parasë? Marcelo Bielsa tregoi këtë herë të kundërtën me një gjest të jashtëzakonshëm fair play. Ndeshja mes Leeds-Aston Villa, ku në lojë ishte promocioni në Premier League ka qenë skenë e një veprimi nga ato që mund të shihen vetëm një herë në jetë. Skuadra vendase e drejtuar nga Loco, kaloi në avantazh 18 minuta nga fundi me Klich, një gol që është kundërshtuar fort nga rivalët. Në fillim të aksionit, Aston Villa i ka kërkuar kundërshtarëve të nxjerrin topin jashtë fushë, duke qenë se një lojtar kishte mbetur i dëmtuar. Mungesa e ndërprerjes së lojës solli golin e Klich me Villans pratikisht të ndaluar, duke prodhuar një sherr të tmerrshëm. Por ai që qetësoi menjëherë situatën ishte Bielsa që në dakordësi me arbitrin i kërkoi të tijve të lejojnë Aston Villa të shënojë, pavarësisht kundërshtimit të disa prej lojtarëve të Leeds që po e shihnin të realizuar ëndërrën Premier. Rezultati? Leeds nuk shkoi përtej 1-1 e u kualifikua dirëkt Sheffield United. Marcelo Bielsa i ka treguar të gjithëve, edhe një herë, se nuk ka të ngjashëm në botë. Pas ndeshjes Bielsa ka komentuar shkurt episodin: “Faktet janë ato që panë të gjithë, ajo që ndodhi ndodhi”. Natyrisht veprimin e teknikut të 'çmendur' e kanë vlerësuar të gjithë, edhe kolegu i Villans, Dean Smith, por nuk dihet nëse drejtuesit e Leeds do ta falin këtë ndërgjegje të lartë të Bielsa, në rast se dështojnë të rikthehen këtë sezon në Premier.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI