Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Rama në Malësi të Madhe: Opozita pengon hapjen e negociatave

Lapsi.al 26 April 2019
Rama në Malësi të Madhe: Opozita pengon hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama në takim me qytetarët e Malësisë së Madhe, është shprehur se opozita po mundohet të pengojë çeljen e negociatave për në BE dhe reformën në drejtësi. Ai i ka premtuar qytetarëve të Malësisë së Madhe se do të bëjë për 4 vite atë që nuk është bërë për shumë vjet.

“Më ka ardhur keq, që  sot kam pasur në rrugë dy grupe njerëzish për të krijuar pikërisht ato trazime në anë të rrugës. Më vjen keq për të gjithë ata  njerëz që kanë të drejtën që mos të jenë dakord me ne dhe me qeverinë. Kanë të gjithë të drejtën që mos ta votojnë kurrë Partinë Socialiste, por duhet ta kuptojmë se fajin e kanë prijësit e tyre të dëshpëruar.

Nuk fitojnë dot me PS përballë, e dinë fare mirë se këtu në Malësi të Madhe nuk kishin asnjë shans që të fitonin dhe e dinë nga ana tjetër dhe ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund reformën në drejtësi dhe po punojmë për hapjen e negociatave. Ata po përpiqen të pengojnë këto objektiva kaq të qarta, por as njërin dhe as tjetrin nuk do e pengojnë dot.

Ne do të bëjmë në këto katër vite për Malësinë e Madhe sa nuk është bërë gjitha ato vite në këtë komunitet. Ne do të bëjmë edhe më shumë për njerëzit e kësaj zone, që kursimet dhe djersën e tyre ta investojnë në vendin e tyre. Këta të PD thonë: Për punë votojmë socialistët, për rrëmujë jemi ne. Ja tek e keni.  Vjen këtu dhe nuk shkon atje për të bllokuar rrugën”-tha Rama në Malësinë e Madhe.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI