Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilbali në Shkodër, më 30 mars.
Të arrestuar jane shtetasit, Arsen Stojku, 29 vjeç dhe Myslym Rama, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë. Ata dyshohen për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ndërkohë që në kërkim është shtetasi Ibrahim Lici, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes si dhe shtetasi D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit".
Policia njofton se vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.