Kryedemokrati Lulzim Basha në një lidhje telefonike me emisioni “Të Paekspozuarit” foli edhe për krijimin e partisë Bindja Demokratike, e cila kryesohet nga ish-nënkryetari i demokratëve, Astrit Patozi. Sipas Bashës, krijimi i saj ka për qëllim që të krijojë një fasadë për zgjedhjet lokale.
“Shumë prej tyre kanë marrë mbrapsht shumëfishin e atyre që i kanë dhënë Partisë Demokratike. Janë kthyer kundër PD-së kur kanë humbur karrigen. Që kur kanë humbur karriget, merren vetëm me PD-në dhe Lulzim Bashën. Sidomos kur Rama e ka pasur lakun në fyt.
Kjo parti e cila, është krijuar pikërisht, si pazari i Milotit, për të krijuar idenë se ka pjesëmarrje në zgjedhje. Zgjedhje fasadë, me parti fasadë, me opozitë fallco, nuk do të ketë” – tha Basha. ©LAPSI.al