Flash

Basha: Kemi gati platformën për qeverinë tranzitore

Lapsi.al 25 April 2019
Basha: Kemi gati platformën për qeverinë tranzitore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një lidhje telefonike në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk kërkon pushtet në tavolinë dhe se është i vendosur për krijimin e një qeverie tranzitore.

Basha tha se opozita e tij ka një platformë të qartë se si mund të funksionojë qeveria tranzitore. Ai madje shtoi se kanë gati një dokument që do ta diskutojnë me gjithë grupet e interesit.

“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Beteja për pushtet bëhet në zgjedhje, kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund gjendjes së grushtit të shtetit ku ndodhemi, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese me prokuror antikushtetues, me korrupsion rekord qeveritar.

Që të shkojmë në zgjedhje do të duhet një qeveri që respekton ligjin në radhë të parë. Ne nuk duam pushtet në tavolinë. Beteja është për të sjellë standarde normale, rregulla loje europiane.

Platforma jonë për oligarkinë është ligj antimafia që e kam diskutuar edhe me ju. Ne i kemi përmendur oligarkët me emër e mbiemër, nuk fshehim e nuk mbrojmë asnjë prej tyre.

Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve më. Ky njeri nuk mund të jetë më në krye të qeverisë pasi aty i dhunon zgjedhjet. Sa i përket qeverisë tranzitore, me largimin e Ramës hapet rruga për një pakt politik të ri me përfshirjen e të gjitha partive politike, përfshi këtu edhe PS.

Ka një dokument për krijimin e qeverisë tranzitore. Kemi platformë edhe për të. Do ju ftojmë ju ta diskutojmë dhe të gjitha grupet e interesit. Kemi gjithë vizionin për ta shpalosur” – tha Basha.

Të këshilluara

Vuçiç çon në Kinë çështjen e Kosovës

Çështja e dialogut me Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kinës ishin temat kryesore të takimit që presidenti kinez Shi Xhinping dhe homologu i ti...

19:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI