Flash

“Do sulmohet Londra, Parisi...”/ Arrestohet kosovari ithtar i ISIS që gëzoi për masakrën në Sri Lanka

Lapsi.al 25 April 2019
“Do sulmohet Londra, Parisi...”/ Arrestohet kosovari ithtar i ISIS

Përmes një postimi në Facebook, Fitim Lladrovci ishte shprehur i gëzuar për sulmet terroriste në Sri Lanka. Ai ka vuajtur rreth 3 vite burgim për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS, në Siri. Ai u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar të vitit 2015, por pavarësisht kësaj ai duket se nuk i ka ndërruar bindjet.

I njohur me nofkën “Fita”, Lladrovci u shpreh i gëzuar me sulmet e fundit terroriste në kishat e Sri Lankës, që lanë të vdekur të paktën 359 njerëz, mes të cilëve 45 fëmijë. Madje sipas tij, sulme të tilla do të ndodhin edhe në qendra të mëdha botërore.

“Me ndihmën e Allahut, bijt e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet e Shri Lankës dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington, dhe Nju Jork. Andaj pritni, se me të vërtetë edhe ne presim me ju.!!!”, - kishte shkruar Lladrovci.

Sipas Lladrovcit, ideologjia e tillë nuk do të mund shuhet.

“Kur armiqtë e Allahut bën masakra tragjike në Mosul, Rakkah, Sirte, Marawi, Baguz dhe në qytete tjera muslimane, ata pritën që Muxhahidët nuk do të mund të qëndrojnë gjatë dhe me marrjen e kampeve dhe qyteteve menduan se janë fitimtarë në luftën mes të drejtës dhe të kotës, ata menduan se do ta shuajnë Xhihadin, ata menduan se me vrasjen e burrave, fëmijëve dhe grave se do ta heqin qafe këtë Akide të Al Welas dhe Beraas. Pak ata dinë!!!”

Fitim Lladrovci, më tutje thotë se ideja e një kalifati nuk do të shembet kurrë.

“Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo Musliman është projekt për Xhihadin në të ardhmen. Allahu ka Premtuar se Xhihadi do të qëndrojë deri në Orën e Fundit (Kijametit), dhe ne besojmë në Allahun”

Por, qëndrimi i tij në Facebook nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga organet e sigurisë. Madje policia e Kosovës e arrestoi Fitim Lladrovcin mesditën e së mërkurës.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, me datën 24.04.2019 është arrestuar personi F. LL, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të prokurorisë special është dërguar në mbajtje për 48 orë”, - thuhet në përgjigjen e Policisë për T7. Sipas Policisë, rasti është duke u trajtuar në bazë të nenit 134 të Kodit Penal të Kosovës, që ka të bëjë me veprimtari antikushtetuese.

Të këshilluara

Vuçiç çon në Kinë çështjen e Kosovës

Çështja e dialogut me Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kinës ishin temat kryesore të takimit që presidenti kinez Shi Xhinping dhe homologu i ti...

19:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI