Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kreu vrasje në Britani, gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e shqiptarit

Lapsi.al 15 April 2019
Kreu vrasje në Britani, gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka vendosur të ekstradojë drejt Britanisë së Madhe shtetasin Elton Sefa, 23 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për një vrasje në atë shtet.

Arsen Caushaj, avokati mbrojtës i 23-vjeçarit, i cili është arrestuar nga policia shqiptare ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi duke vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja një sërë dokumentash që vërtetojnë se 23-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik.

Avokati i ka kërkuar gjykatës që përfaqësohet nga Rexhep Bekteshi të përcaktojë ekspert mjeko-ligjor për të kryer ekzaminimin psikiatriko-ligjor.

Rezulton se 23-vjeçari pasi është kthyer nga Anglia i papërgjegjshem mendërisht është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2018. Por këto dokumente nuk janë marrë parasysh as nga prokuroria dhe as nga gjykata.

Babai i 23-vjeçarit kuksian, tregoi kalvarin dhe fatin mizor që e priti në Angli djalin e tij i cili akuzohet për vrasjen e 47-vjecarit John Woodward në 17 prill të 2018.

Sipas Elmi Sefës, djali iku në Angli me kamion, por duke punuar në një kantier ndërtimi aksidentalisht vrau shtetasin britanik. I riu pa dokumente është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nga shteti britanik 8 javë pasi kishte mbërritur atje.

Në gjendje të rënduar mendore ka ardhur në shtëpi i pavetëdijshëm, çka bëri që familja të kërkonte ndihmë në spitalin psikiatrik. Gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim ligjor ndërsa familja dhe mbrojtësi do vazhdojnë betejën ligjore për të anuluar vendimin e ekstradimit drejt Anglisë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI