Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spahajn. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga: Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.
Ish-kryetarja Spahaj e ka nisur karrierën e saj në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Në krye të herës, Spahaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës, ndërsa në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës, post në të cilin ka shërbyer deri në momentin e shkarkimit. Spahaj erdhi në këtë detyrë pas pezullimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçit, i cili u akuzua për një skandal seksual. Pas hetimeve, Boçi rezultoi të ishte i pafajshëm.