Flash

Arratia e Gruevskit, prokuroria nis hetimet për financuesin e tij

Lapsi.al 6 April 2019
Arratia e Gruevskit, prokuroria nis hetimet për financuesin e tij

Prokuroria Speciale në Maqedoninë e Veriut po heton burimin financiar të ish-kryeministrit në arrati Nikolla Gruevski. Lajmi është bërë i ditur nga prokurorja Katica Janeva. Në një intervistë për gazetën “Nezavisen”, Janeva është shprehur se hetimet do verifikojnë se kush e financon qëndrimin e tij në Budapest.

“Specialja po kryen hetime lidhur pasurinë e tij personale. Siç e dini, ai ka tërhequr nga llogaritë e tij rreth 120 mijë euro.

Ne dimë se çfarë prone tjetër disponon.

Tani duam të verifikojmë se me cilat para ai po e financon qëndrimin e tij në Budapest, a bëhet fjalë për para të tij apo për financim nga fonde tjera”, theksoi Janeva, e cila tha se nuk mban përgjegjësi për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Të këshilluara

Hodaj: Grupet kriminale nuk lindën sot

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka komentuar situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Sipas tij, vrasjet që kanë ndodhur s...

18:55

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI