Në kuadër të programit “Bashkia që Duam” kryeministri Edi Rama ishte pasditen e 29 marsit në Durrës ku vlerësoi punën e Vangjush Dakos si kryebashkiak i qytetit bregdetar, por nuk tregoi nëse ai do të rikandidohej sërish.
Sipas gazetës “Bulevard” Vangjush Dako nuk do të kandidojë më për Bashkinë Durrës.
Mësohet se ky i fundit në një mbledhje të zhvilluar me strukturat e PS-së në Durrës, ka komunikuar vendimin e tij.
Sipas Dakos, tërheqja nga gara nuk ka të bëjë me akuzat në lidhje me blerjen e votave, të pasqyruara në dosjen 339.
“Objektivi ynë është që Partia Socialiste të dalë fitues në të treja Bashkitë e qarkut të Durrësit ku unë dhe gjithë strukturat e PS do të angazhohen për të drejtuar fushatën elektorale, pra në Durrës, Krujë dhe Shijak. Ato akuza më motivojnë më shumë që ti fitojmë të treja bashkitë e qarkut të Durrësit, pasi PS gëzon mbështjetje të gjerë nga populli”, është shprehur Dako.