Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Pallati që rrezikon shembjen në Durrës, kërcënohet drejtori i Institutit të Ndërtimit

Lapsi.al 6 April 2019
Pallati që rrezikon shembjen në Durrës, kërcënohet

Dy vjet pasi nga momenti kur pallatit që ndodhet në vijën e parë të plazhit të Shëkmbit të Kavajës iu shembën konstruksionet metalike të 3 kateve, prokuroria e Durrësit ka në dorë një studim për gjendjen fizike të objektit që tashmë është 28 katësh.

Por ky raport që tashmë mësohet se ndodhet në Prokurorinë e Durrësit i ka kushtuar kërcënim drejtori i Institutit të Ndërtimit nga pronari i ndërtesës që është shpallur në kërkim.

Burime nga organi i akuzës thonë se raporti ishte kërkuar në kuadër të një hetimi të nisur në vitin 2017 mbi qëndrueshmërinë e ndërtesës.

Të njejtat burime thonë se në raport konstatohet se ndërtesa është e paqëndrushme dhe kërkohet ndërhyrje urgjente.

Por nga ana tjetër, drejtuesi i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu thotë se ky institucion shtetëror nuk merr vendime për prishje objektesh.

Instituti vetëm konstaton dhe ua lë institucioneve kërkese vendimmarrjen.

Ndaj dhe prokuroria e Durrësit tashmë thotë se do të bëjë verifikime të reja mbi bazë të raportit dhe më tej do të vendosë për hapat që do të kërkojë të merren.

Burimet thonë se raporti mund ti bashkohet nnjë dosjeje të vjetër për ndërtime pa leje ndaj ndërtuesit të këtij objekti, të cilit në vitin 2013 i është shembur një objekt në të njejtën zonë.

Ndërsa njihet si pronari edhe i një pallati 30 katër në Portin e Durrësit, ku vite më parë 8 katë u gjetën pa leje, por pavarësisht paralajmërimeve nuk u ndërhy./ora news

Të këshilluara

Elbasan, gjendet pa jetë një grua

Policia e Elbasanit njofton se një 86-vjeçare është vetëflijuar në banesën e saj në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit. E moshuara u gjet pa shenja jete nga fq...

13:14

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI