Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Kokëdhima: Basha po tregohet i pasinqertë, PD nuk ka asnjë projekt

Lapsi.al 6 April 2019
Kokëdhima: Basha po tregohet i pasinqertë, PD nuk ka asnjë

I ftuar në News 24,  kreu i Partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, është shprehur se opozita nuk ka asnjë projekt për zgjidhjen e krizës.

Sipas Kokëdhimës, lideri i PD-së, edhe në këtë krizë është me afër qeverisë dhe Edi Ramës se sa popullit opozitar të Shqipërisë. Ai shprehet se duhet një projekt dhe plan konkret për zgjidhjen e krizës. Për shkak të mungesës së kauzës, Kokëdhima parashikon venitje të protestave të opozitës.

“Ne propozojmë që PD e LSI të shpallin projektin për zgjidhjen e krizës, sepse ata vijojnë të jenë të pasinqertë me popullin. Vecanërisht PD vijon të jetë e pasinqertë, Lulzim Basha është i pasinqertë, vijon të bëjë të njëjtat hile që ka bërë Sali Berisha dhe Edi Rama. Lulzim Basha edhe në këtë krizë është me afër qeverisë dhe Edi Ramës se sa popullit opozitar të Shqipërisë. Si mund të shkojë populli pas PD, kur edhe në këtë krizë ia ka me hile popullit se nuk ka projekt. Ai thotë të iki më parë Rama, një kërkesë shumë e drejtë, por duke u nisur nga realiteti politik, kur krijojmë një krizë, mendojmë edhe projektin si do zgjidhet kriza dhe ca do kërkojë kriza. Nuk zgjidhet kjo krizë nëse nuk kurohen burimet e saj. Populli do ta zgjidhë këtë, nuk mund të zgjidhet nga jashtë.” – tha Kokëdhima, ndërsa paralajmëroi pasoja akoma më të rënda për vendin nëse Rama e Basha nuk vendosen nën presionin e popullit.

"Ato protestat do të degjenerojnë që të gjitha. Do të degjenerojnë plotësisht, do të veniten se nuk kanë projekt, nuk kanë kauza. Nuk vjen njeri në protestë për hallin e Lulzim Bashës për të marrë pushtetin". - vijoi më tej Kokodhima.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI