Për votimin e kandidatëve nga anëtarësia PD do të ndjekë modelin e konservatorëve britanikë.
Për të ndihmuar për përgatitjen e modelit të përzgjedhjes së kandidatëve të PD, mësohet se ndodhen në Tiranë prej dy ditësh Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish-kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.
Sipas PD, përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po japin nga eksperienca e tyre sa i takon procesit të përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Tre faza kyçe do të përcaktojnë seleksionimin e kandidatëve të PD:
Ngritja e komisionit të seleksionimit të kandidatëve; Përcaktimi i kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë; Procesi i seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.
Sipas PD, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.
Kjo formë përzgjedhjeje sipas PD, do të jetë një Vetting brenda vetë partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do ta përfaqësojnë në parlament dhe në pushtetin lokal.