Flash

Reagon Dritan Zagani: Gjyqtarja që më la në burg do vendosë për Tahirin

Lapsi.al 3 April 2019
Reagon Dritan Zagani: Gjyqtarja që më la në burg do vendosë

Ditën e sotme janë caktuar 3 gjyqtarët e çështjes “Saimir Tahiri”, mes të cilëve është dhe Flora Hajredinaj, e cila më herët ka vendosur për burgimin me 6 muaj të Dritan Zaganit, i cili denoncoi për herë të parë grupin kriminal të Habilajve.

Zagani, me një postim në Facebook, thekson se ai është lënë në burg përtej afateve, ndërkohë që gjyqtarja që vendosi ta kalojë në arrest shtëpie, Saimir Tahirin e ka lënë në gjendje të lirë.

Reagimi i plotë i Zaganit:

Gjyqtarja e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg, dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini, ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me marreveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.

Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.

Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.

P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI