Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Për kë foli dhe kë gëzoi më shumë sot Ditmir Bushati?

Lapsi.al 3 April 2019
Për kë foli dhe kë gëzoi më shumë sot Ditmir

Nga Astrit Patozi

Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament, pavarësisht se e kam pasur dhe e kam kundërshtar politik.

Sepse e shikoj, gjithësesi, si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes, që, për fat të keq, nuk e është vetmja sot në Shqipëri.

Një shenjë e zbehtë ndoshta se në partitë tona të shndërruara në gazerma ushtarake mund te fillojnë e të flasin, apo qoftë edhe të belbëzojnë, ata që janë më kurajozë dhe më mendjehapur.

Por po shoh se shumë më tepër se unë qenkan gëzuar ata, të cilët vetëm një muaj më parë e quanin atë Ditëziu i krimit në Shkodër dhe zëdhënës të bandës së Bajrave. Të ketë ndryshuar Ditmiri thua, apo janë bërë më të dhembshur dhe mirëkuptues ata?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI