Lirohet nga detyra drejtori i Patentave për Tiranën, Arnis Hoxha, duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Ilir Mëngra.
Arnis Hoxha u vendos në krye të Drejtorisë së Patentave për kryeqytetin rreth një vit më parë dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të realizojë ndryshime thelbësore në këtë drejtori, duke marrë vlerësime të shumta nga qytetarët të cilëve iu ofrua një shërbim cilësor.
Nuk dihen arsyet që kanë çuar qeverinë të bëjë këtë lëvizje, përsa kohë që për drejtorin e Tiranës ka patur vetëm vlerësime për punën e tij. Pasardhësi i komanduar i Hoxhës do të jetë Ilir Mëngra, i cili ka punuar më parë tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Drejtori i Përgjithshëm i Patentave, Blendi Gonxhe, i cili pasoi në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Arben Isaraj, ka drejtuar më parë Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit pranë bashkisë së Tiranës. Gonxhe ka qenë dikur nënkryetar i Bashkisë, në mandatin e parë të Edi Ramës.