Flash

Nesër mblidhet Kuvendi, opozita del sërish në protestë

Lapsi.al 27 March 2019
Nesër mblidhet Kuvendi, opozita del sërish në protestë

Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00. Paralelisht me seancën opozita ka njoftuar protestën e radhës. Mbështetësit e saj do të mblidhen 30 minuta më herët për të penguar deputetët të hyjnë në Kuvend. Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës. Qindra forca policore do të vendosen para Parlamentit, ndërsa s'do të mungojnë as rrethimet me hekura. Protesta e fundit e opozitës ishte ajo e datës 16 mars. Një tjetër protestë e madhe masive para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, ora 18:00. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI