Flash

Cakaj shpjegon përse u shkarkuan 20 diplomatë

Lapsi.al 27 March 2019
Cakaj shpjegon përse u shkarkuan 20 diplomatë

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj tregon arsyet e largimit të 20 punonjësve të shërbimit diplomatik.

I pyetur nga deputetja Rudina Hajdari Cakaj tha se disa prej të larguarve kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit ndërsa disa të tjerë nuk janë në lartësinë e duhur.

"Duhet të jeni të lumtur që po bëhet. Është përpjekje për të rritur performancën dhe reformë substanciale. Nuk bëhet fjalë për shkarkime. Disa prej tyre do të lirohen dhe disa të tjerë do të transferohen. Në shërbimet diplomatike, ka emërime që nuk janë në lartësinë e duhur. Disa kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit"

Nuk bëhet fjalë për shkarkime. Disa prej tyre do të lirohen dhe disa të tjerë do të transferohen. Në shërbimet diplomatike, ka emërime që nuk janë në lartësinë e duhur. Disa kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit. Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në shërbime diplomatike pa asnjë trasnferim ndërkohë që kemi diplomatë që për 8 vite nuk kanë shkuar jashtë."

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI