Flash

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve

Lapsi.al 27 March 2019
Bylykbashi: Kodi Zgjedhor nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve

Ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi i është përgjigjur Kryeministrit Rama i cili tha se do ta ndryshojë Kodin Zgjedhor me deputët e rinj në Parlament. Bylykbashi tha se një ndërhyrje e tillë do të ishte kaotike dhe bie ndesh me Kodin e Praktikave të Mira, që thotë se 6 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të bëhen amendime në ligjin elektoral.

“Thirrja e Ramës është qesharake. Kodi Zgjedhor nuk ndryshon kur ka kaluar çdo afat sepse do ta çonte procesin zgjedhor në kaos”, tha ai në një intervistë për mediat.

Akoma më keq, thotë Bylykbashi, është kur Rama mendon ti bëjë këto ndryshime me disa deputetë që ai i ka blerë. “Do të hidhte në ere çdo lloj besimi mbi procesin e zgjedhjeve dhe do të na kthente në vitin 2000 kur PS bëri e vetme ndryshimet në ligjin elektoral”, theksoi Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI