Flash

FOTO/ Djalin e zv.ministrit e sulmojnë me thikë dhe i thyejnë krahun... për një vajzë

Lapsi.al 27 March 2019
FOTO/ Djalin e zv.ministrit e sulmojnë me thikë dhe i thyejnë

Djali adoleshent i Zv.ministrit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Bashkim Krasniqit, u sulmua ditën e djeshme kur po kthehej në shtëpi nga shkolla nga një tjetër i ri. 16-vjeçari ishte me shokët dhe shoqet, por për njërën prej tyre ndodhi edhe konflikti që përfundoi me thika dhe grushte. Autori i identifikuar si Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se i kishte ngacmuar të dashurën dhe u përlesh me të. Djali i zv.ministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup, por theu dorën. Sherri përfundoi falë ndërhyrjes së kalimtarëve, por policia e Kosovës vuri në pranga 3 persona.

Zv.ministri Krasniqi i tha “Gazeta Express” versionin e tij. “Djemtë janë të moshës 15 dhe 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me çykë (majë) të thikës. Me të parë rastin, disa komshinj kanë ndërhyrë për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident” – tha si duke shtuar se e njeh autorin si person problematik.

“Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas ndërhyrjes së komshinjve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfliktin ta vazhdojë në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”, - deklaroi ai. Rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Image result for bashkim krasniqi zevendes minister

 

Të këshilluara

Qeveria rrit pensionet para zgjedhjeve lokale

Është miratuar ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave rritja e pensioneve me 2.8 përqind. Propozimi për këtë rritje është bërë nga ministria e Financave dhe...

18:54

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI