Flash

Bujar Nishani jep shpjegime për ndërrimin e nënshtetësisë së të birit

Lapsi.al 26 March 2019
Bujar Nishani jep shpjegime për ndërrimin e

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka sqaruar vendimin e të birit për të lënë nënshtetësinë shqiptare, duke marrë atë austriake. Sipas ish-kreut të shtetit, djali i tij jeton prej rreth 10 vitesh në Austri dhe si student i Mjekësisë, i është ofruar statusi i asistent/pedagogut.

Më tej Nishani tregon se ekziston detyrimi ligjor që nuk mund të mbahen dy shtetësi, për këtë arsye të birit i është dashur të ndërrojë nënshtetësinë.

“Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.

Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjekësisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.

Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.

Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.

Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.

Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.

Regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar. Kjo më kënaq në fakt”, sqaron Nishani.

 

Të këshilluara

Shkarkohet Konsulli Shqiptar në Romë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar konsullin shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.  Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të diplomatit, por vj...

15:01

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI