Flash

Bujar Nishani tregon pse refuzoi të dekretojë si prokuror bashkëshortin e deputetes së PS

Lapsi.al 26 March 2019
Bujar Nishani tregon pse refuzoi të dekretojë si prokuror

Bledar Valikaj, bashkëshort i deputetes së PS, Ermonela Felaj, mori statusin e magjistratit prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë ditën e djeshme.

Ndërsa vite më parë, presidenti i kohës, Bujar Nishani refuzoi dekretimin e tij si prokuror ne Prokurorinë e Përgjithshme.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka treguar se në rastin në fjalë Presidenca është vënë përballë një personi që nuk kishte formimin e duhur për t’u dekretuar si prokuror.

“Refuzimi im për personin në fjalë ka ardhur pasi ai nuk kishte zhvilluar Shkollën e Magjistraturës. Rregulli ishte që të ishin magjistrat ata që do të emëroheshin më pas si prokurorë. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, që është bërë në kohën kur unë isha President, ka rezultuar se z.Valikaj nuk e kishte këtë kualifikim dhe për këtë arsye nuk është dekretuar si prokuror. Tani është përshirë edhe në ligj që asnjë prokuror nuk duhet të emërohet nëse nuk është magjistrat, por ky është një vendim që duhet të gjykohet nga të tjerë persona”, sqaron Nishani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI