Vala e shkarkimeve nga detyra në administratë duket se po prek edhe diplomacinë shqiptare. Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj është shprehur se mbi 20 persona do të largohen nga puna, pasi sipas tij Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, klaneve apo krushqive.
“Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20.axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor.
Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyrve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administraën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive, por e të gjithë pa dallim dhe meriton të përfaqëohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral”, tha Cakaj.