Flash

FOTOLAJM/ Shikoni si i çon prokuroria me karrocë dosjet e Tahirit

Lapsi.al 26 March 2019
FOTOLAJM/ Shikoni si i çon prokuroria me karrocë dosjet e Tahirit

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj Saimir Tahirit, dosja e tij ka habitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda shumë prej atyre që e kanë parë.

Punonjësit janë detyruar ta transportojnë dosjen me dhjetëra fashikuj me karrocë me rrota drejt seancës gjyqësore siç mund të shihni në foto.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Pritet që gjatë seancës së sotme avokati i Tahirit të kërkojë gjykim të shkurtuar. Më herët ai ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova shtesë për klientin e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI