Flash

DETAJE/ Vrasja e Jurgen Kurtit, të arrestuarit miq me njëri-tjetrin

Lapsi.al 26 March 2019
DETAJE/ Vrasja e Jurgen Kurtit, të arrestuarit miq me njëri-tjetrin

Katër personat e përfshirë në vrasjen e Jurgen Kurtit janë miq me njëri-tjetrin. Tre të arrestuarit kanë thënë se nuk kanë pasur njohje më herët me viktimën.

Tre personat e përfshirë në vrasjen e “menaxherit të Vip-ve” janë arrestuar në Tiranë duke udhëtuar me makinë pasditen e djeshme.

Në polici ata nuk kanë pranuar akuzat dhe nuk kanë dhënë detaje. Te rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë, kamerat, si edhe informacionet policore kanë çuar në gjurmët e të arrestuarve. Policia e Tiranës nuk ka ende një motiv për këtë ngjarje, ndërsa të arrestuarit rezultojnë të papunë dhe dyshimet shtohen se ata mund të jenë të përfshirë në shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër një tjetër pistë e cila mund të qëndrojë është fakti se vrasja mund të jetë kryer edhe me pagesë, por këto janë thjesht dyshime paraprake pasi ende nuk ka një version zyrtar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI