Flash

Luigi Soreca u bën palëve thirrje për dialog: Shqiptarët duan integrimin

Lapsi.al 26 March 2019
Luigi Soreca u bën palëve thirrje për dialog: Shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka apeluar për rivendosjen e dialogut në politikën shqiptare, në mënyrë që Shqipëria të mund të bëjë përpara në rrugën e integrimit europian. Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, Soreca ka vlerësuar progresin e bërë nga vendi që prej qershorit të kaluar, duke theksuar gjithaq se mbetet ende shumë punë për t’u kryer deri në qershorin e sivjetshëm, kur pritet edhe vendimi për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Shqipëria ka bërë progres domethënës që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për të bërë deri në qershorin e ardhshëm. Tani është koha që të kapërcehen dallimet partiake dhe të angazhoheni në dialog. Për të ruajtur interesat e shqiptarëve të cilët duan të vazhdojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ambasadori Soreca.

Të këshilluara

Shkarkohet Konsulli Shqiptar në Romë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar konsullin shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.  Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të diplomatit, por vj...

15:01

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI