Flash

Avokatët në solidaritet me kolegun e vrarë në Elbasan, bojkotojnë gjyqet në Fier

Lapsi.al 26 March 2019
Avokatët në solidaritet me kolegun e vrarë në Elbasan,

Dhoma e Avokatisë në Fier ka vendosur të bojkotojë proceset gjyqësore, në shenjë proteste dhe solidariteti me avokatin Ravik Gurra, i cili u vra pak ditë më parë në Elbasan. Avokatët e Fierit i janë bashkuar vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në këtë bojkot që fillon nga data 26 dhe zgjat deri në datën 28 mars.

“Nuk do të afrojmë asnjë shërbim avokatie me përjashtim të masave të sigurisë dhe asistencës ligjore për të mitur”, deklaroi avokati Ylli Asimetaj. Avokatët e kanë nisur bojkotin e proceseve gjyqësore me kërkesën që të identifikohet autori i vrasjes së kolegut të tyre në Elbasan dhe të zbardhet kjo ngjarje.

Në të kundërt ata paralajmërojnë edhe përshkallëzimin e protestës së tyre. Dhoma lokale e avokatisë Fier numëron rreth 80 avokatë që vendosën të gjithë bojkotin e proceseve gjyqësore me një afat tre ditor.

Të këshilluara

Shkarkohet Konsulli Shqiptar në Romë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar konsullin shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.  Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të diplomatit, por vj...

15:01

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI