Flash

Përplasja tek 'Petro Nini' alibia për të shkarkuar drejtorin e Policisë Tiranë. Komandohet një drejtues tjetër

Lapsi.al 11 March 2019
Përplasja tek 'Petro Nini' alibia për të shkarkuar

Pas ngjarjeve të sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku banorë u dhunuan nga Policia e Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ky i fundit ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë Vendore të Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe në vend të tij është komanduar Dhimtraq Ziu. Ky vendim është përshëndetur edhe nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj. Por duket se ngjarja e sotme tek 'Petro Nini' është thjesht një pretekst sepse shkarkimi i drejtorit të Tiranës ishte vendosur që javën e shkuar.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës "Petro Nini"!”, shkruan Lleshaj në Facebook.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI