Flash

Prokuroria dorëzon në Gjykatë dosjen për Saimir Tahirin

Lapsi.al 11 March 2019
Prokuroria dorëzon në Gjykatë dosjen për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë dosjen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata i kishte lënë afat Prokurorisë që të dorëzonte dosjen brenda datës 10 mars.

Tiranë dosja dorëzohet në Gjykatë pas rreth dy vitesh hetime. Pas dorëzimit të dosjes, do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse çështja do të shtrohet për gjykim me provat e mbledhura nga akuza.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Prokuroria ka zgjatur tre here hetimet për Tahirin në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj ish ministrit.

Ish-ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Gjithashtu ish ministrit iu kthye edhe pasaporta e cila ishte bllokuar me vendim gjykate.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI