Flash

Aksident në Itali/ Ndërron jetë i riu nga Durrësi dhe shoku i tij italian, dy vajza mbesin të plagosura

Lapsi.al 11 March 2019
Aksident në Itali/ Ndërron jetë i riu nga Durrësi dhe shoku

Humbasin jetën në një aksident tragjik në Pesaro të Italisë dy të rinj, njëri prej tyre me origjinë shqiptare.

Viktima është Juendi Xhani dhe shoku i tij  italian Guiseppe Troisi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së djelës në Itali. Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.

20 vjeçari shqiptar po udhëtonte me shokun e tij dhe dy vajza në një automjet tip Audi A4, kur u përplasën me një makinë tip Hyunday.

Për pasojë humbën jetën në vend dy djemtë, ndërsa vajzat mbetën të plagosura rëndë.

Ndërkohë në automjetin tjetër po udhëtonte një 71 vjeçar i cili kishte pasagjerë 2 fëmijë binjakë të moshës 8-vjeç. Por fatmirësisht 71-vjeçari dhe të miturit nuk pësuan dëmtime të rënda.

Në vendin e ngjarjes shkuan 6 autombulanca, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga makinat.

Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën e Pesaros, ku vetë kryebashkiaku e ka cilësuar një tragjedi që ka lënë pa fjalë të gjithë banorët.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI