Flash

I shpëtoi atentatit ku iu vranë dy shokët, gjykata lë në burg ‘Çipurin’

Lapsi.al 11 March 2019
I shpëtoi atentatit ku iu vranë dy shokët, gjykata lë

Armando Sulejmani, i mbijetuari i vetëm nga atentati i 17 shkurtit në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku mbetën të vdekur Orest Rexho dhe Arjan Hasani, do të qëndrojë në 'arrest me burg'.

Gjykata e Apelit të Vlorës nuk ka pranuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë, bërë nga Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri”.

Sulejmani ka qënë shënjestra e atentatit me dy të vdekur, tre javë më parë në Vlorë, por arriti ti shpëtonte breshërisë së plumbave.

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi në makinën që iu bë atentat, u gjet një pistoletë.

“Çipuri” nuk ka pranuar të japë asnjë detaj qe ndihmon hetimin për atentatin ku mbetën të vdekur kunati i tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani . Edhe pse policia shoqeroi rreth 17 persona nuk arriti të bjerë në gjurmë të autorëve.

Viktimat nuk kanë pasur mundësi reagimi. Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë provë identifikuese.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI