Nisin tensionet pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku ka patur dhe një përplasje fizike mes banorëve që kundërshtojnë prishjen e banesës dhe policisë.
Prej rreth një orë qarkullimi është bllokuar pranë gjimnazit të njohur në Tiranë, si pasojë e një aksioni të ndërmarrë nga një përmbarues privat për prishjen e një banese.
Në momentin që përmbaruesi ka shkuar për të nisur nga puna, familjarët kanë rezistuar e protestuar. Ata janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që puna të ndalet.
Tensioni u shtua pasi policia ka shoqëruar një prej pronarëve që sqaroi në media situatën e krijuar me pronën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=urIJu8Qcgvc&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=tiDlA8alFGo&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=R5GVk1qTOQM&feature=youtu.be