Flash

Eksperti amerikan: Thaçi u mashtrua nga Vuçiç dhe Putin për çështjen e kufijve

Lapsi.al 11 March 2019
Eksperti amerikan: Thaçi u mashtrua nga Vuçiç dhe Putin

David Phillips, eksperti amerikan i politikës së jashtme, ka deklaruar se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq. Phillips, ka deklaruar se presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiç dhe Putin duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm.

Pretendimet se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës finale të dialogut, e cila do t’i siguronte vendit njohje nga fqinji verior dhe një karrige në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), i kundërshton eksperti amerikan i politikës së jashtme, shkruan sot gazeta “Zëri”.

David L. Phillips, i cili ka qenë këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka deklaruar për “Zërin” se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një marrëveshjeje që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.

Ai ka shtuar se mbështetja e idesë për ndarje të Kosovës gjithashtu i përshtatet qëllimit strategjik më të gjerë të Rusisë, pasi sipas Phillips, do t’i nxisë përçarjet në shoqërinë kosovare që mund të rezultojë në dhunë, duke diskredituar kështu projektin e Kosovës.

“Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiç dhe Putin duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm. Kjo nuk është zgjidhje. Rregullimi i kufirit do ta dobësojë Kosovën dhe do të krijojë ndarje në shoqërinë kosovare”, shprehet Phillip.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI