Flash

Mjekët specializantë të QSUT në protestë: Na garantoni sigurinë fizike

Lapsi.al 11 March 2019
Mjekët specializantë të QSUT në protestë: Na garantoni

Mjekët specializantë kanë dal sot në protestë në QSUT pas dhunës që u ushtrua disa ditë më parë ndaj koleges së tyre.

Mjekët e rinj kanë deklaruar se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Ata kërkojnë siguri fizike në punën e tyre.

“Doktoresha ka qenë në shërbim dhe në orarin e punës dhe duke komunikuar vendimin e qeverisë se ditën e mërkurë të gjithë pacientët e të gjitha urgjencave do të kalojnë në spital “Shefqet Ndroqi”. Është një vendim i shpallur para disa kohësh nga qeveria të cilët ne jemi të detyruar ta zbatojmë. Kjo mjaftoi që kolegia jonë të vihet përpara situate dhune përpara pacientit dhe familajrëve të pacientit që e shoqërojnë. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme” shprehet një prej përfaqësueseve në protestë.

Dhuna

Më datë 7 mars në QSUT u dhunua mjekja specializante e Kirurgjisë V.Z gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë që në qytetin e Lezhës është dhunuar mjeku Zef Doda. Ky i fundit është qëlluar në fytyrë nga një 24-vjeçar, duke i shkaktuar thyerje të kockave të fytyrës.

Për dhunën ndaj mjekes së re, Drejtoria e QSUT ka dal në një deklaratë zyrtare ku ka dënuar dhunën ndaj bluzave të bardha.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë V. Z, gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale. Një person i dehur, i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës. Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar ditën e djeshme ndaj personelit mjekësor dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar. Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI