Flash

Denoncimi/ 'Skema nepotike e Ulsi Manjas, të gjithë të afërmit që ka punësuar në shtet'

Lapsi.al 11 March 2019
Denoncimi/ 'Skema nepotike e Ulsi Manjas, të gjithë të

Sali Berisha bëri sot publike një listë me emrat e gjithë të afërmëve, fis, familjarë apo të njohur që ka punësuar Ulsi Manja, pas mandatimit si deputët i PS-së, njëherazi edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari nga dibr, Berisha shkruan se “Ulsi Manja vetëm qenin e shtëpisë nuk e ka rrogëtar të shtetit”. 

Postimi 

Ulsi Manja vetem qenin e shtepise nuk e ka rrogtar shtetit!

Lexoni mesazhin e dibranit dixhital. sb

Përshendetje Doktor Berisha, ju lutem publikoni kte informacjon qe poplli ta marre vesh se cila eshte “bashkeqeverisja me qytetarët” dhe “konkurset” e Edi Rames ne administrate. Ulsi Manja vec qenin e shpise e ka pa pune! Ju faleminderit, te lutem anonim

Të punësuarit e Ulsi Manjës nga familja e tij, pasi është bërë deputet: 

1.Drejtori Shendetit Publik Dibër

Hasan Manja i vëllai

2.Në Drejtorinë e Shendetit Publik Dibër

Roza Manja nusja e Hasanit

3. Në OSHE Dibër

Fari Manja i vëllai

4.Drejtoria e Pyores Dibër

Klodian Manja djali i vëllait

5.Spitali Peshkopi

Ornela Manja nusja e Klodianit

6.Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku

Shaziman Manja i vëllai

7.Nëndrejtoresh shkolle në Laprakë

Marjeta Manja nusja e vëllait

8. Albgazi SHA

Mira Manja e shoqja ekonomiste

9.Drejtor i Hetimit Tatimore te Republikës

Ardian Shehu dhëndri i vëllait ( i kapur ne flagrance nga pergjimet e prokurorise Durrës në rrugë procedurjale dhe për shkak të influencës e ndërhyrjeve të Ulsiut vazhdon detyren dhe pse duhet të jetë në burg.

10.Kthimi dhe kompensimi i pronave

Emri Manja djali i vëllait

11.INUKU Tiranë

Florian Elezi djali i motrës

12. Aviacioni civil

Qerim Manja djali i vëllait.

13. Në Bashkinë Tiranë punësuar

Pranvera Manja goca e vellait të deputetit dhe nusja e Ardian Shehut drejtorit te hetimit tatimore.

Shtepi tek Zogu i Zi

Shtepi plazhi ne Durres

Makine foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blere vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makine.

Aksioner ne ndertimin e nje hidricentrali ne fshatin e Ulsiut në Duhashisht te Dibres, pikërisht ne zonen e deputetit Ulsi Manja. Aksioner jane: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tirane dhe Flamur Ndreka qe perdore leket e Ulsiut, eshte shofer i tij për të cilin pot ë verefikohet thuhet se denuar disa here për grabitje e vjedhje ne Itali. Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI