Flash

Përplasja te "Petro Nini", Rama: Nuk ka lidhje me qeverinë dhe as bashkinë

Lapsi.al 11 March 2019
Përplasja te "Petro Nini", Rama: Nuk ka lidhje me qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e tensionuar që u krijua pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi" ditën e sotme, ku përmbarimuesit hasën rezistencën e banorëve, të cilëve do t'i shembnin shtëpinë.

Në replikën e tij, Rama ka qëndruar në një linjë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, incidenti nuk lidhet me qeverinë ose bashkinë, por thjesht me një vendim gjykate për çështje pronash.

“Nuk kanë asnjë faj ata që irritohen duke parë në kanale a në portale, skena si ato sot tek rruga e “Petro Ninit”, përderisa kazanët thonë gjithçka përveç të VERTETESi.

Jo do prishet shtëpia, jo do bëhet pallat, jo qeveria nxjerr jashtë banorët me policë, jo më the e jo të thashë…

Gënjeshtra pas gënjeshtrash, ndërkohë që këtu s’hyjnë asgjëkundi as qeveria e as bashkia dhe e vërteta është shumë e thjeshtë:

Janë dy palë familje në konflikt dhe njëra palë ka fituar gjyqin, pala tjetër e ka humbur!

Përmbarimi kërkon të ekzekutojë vendimin dhe policia e ka detyrim ligjor ta mbështesë ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë, kur i kërkohet nga Përmbarimi. Për më shumë, ministri i brendshëm ka folur qartë e saktë, po ashtu edhe kryetari i bashkisë TR.

Llafet e tjera janë fukarallëk mediatik e politik.”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI