Flash

Taksa dhe dialogu me Serbinë, Haradinaj takon dy këshilltarët e Angela Merkel

Lapsi.al 11 March 2019
Taksa dhe dialogu me Serbinë, Haradinaj takon dy këshilltarët e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim dy këshilltarët politikë të Kancerales Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg. Por, pas përfundimit të takimit, Haradinaj nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë takim. Përmes një postimi në Facebook, i pari i Qeverisë vetëm ka njoftuar se me këshilltarët e Merkelit, ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë, por nuk ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

Derisa ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

“Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI