Flash

Vrau nënën me sklerozë në Korçë, Gjykata lë në burg 54-vjeçarin

Lapsi.al 8 March 2019
Vrau nënën me sklerozë në Korçë, Gjykata lë

Gjykata e Korçës vendosi 'arrest me burg' për 54-vjeçarin Nesim Demollarin, i akuzuar si autor i vrasjes së nënës së tij. Demollari nuk pranoi krimin para Gjykatës.

“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni jo Nesim. Dilte nga shtëpia vete, ishte me skleroze,binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë.

E çova në dhomë. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë,vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllane në tel.Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj,se nuk kam të ardhura.”,- mësohet të ketë dëshmuar ai, para palës gjykuese.

Prokuroria tha se ka prova që 54-vjeçari e ka dhunuar nënën derisa ajo humbi jetën, prandaj edhe kërkoi masën 'arrest me burg'.

Para gjykatës dëshmuan edhe fqinjët e 54-vjeçarit,  të cilët thanë se Demollari e rrahu nënën për 30 minuta.

Të këshilluara

Shqiptaret, gratë më punëtore në rajon

Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në Forcat e Punës. Portali i të dhënave Our World in Da...

08:48

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI