Flash

Gjykata e la të lirë, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

Lapsi.al 8 March 2019
Gjykata e la të lirë, Prokuroria apelon vendimin për Ervin

Pasi u vëtëdorëzua në polici, Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë të lirë Ervin Matën, person i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok më 4 tetor, por Prokuroria nuk pajtohet me këtë vendim.

Organi i akuzës ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në  “arrest me burg”.

Vrasja që tronditi opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol, në Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, i cili nga ekzaminimi i telefonit celular rezultoi se kishte organizuar njerëz të armatosur për përleshjen në bllok ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Elio Hato, i plagosur bashkë me Martinajn.

Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Pak para se të ndodhte krimi, jashtë lokalit ka qënë edhe e fejuara e Matës, këngëtarja Elvana Gjata, por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.

Të këshilluara

Shqiptaret, gratë më punëtore në rajon

Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në Forcat e Punës. Portali i të dhënave Our World in Da...

08:48

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI