Flash

Basha: Intervista ime në “Porta a porta” u censurua

Lapsi.al 7 March 2019
Basha: Intervista ime në “Porta a porta” u censurua

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për intervistën e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a Porta” në Itali. Në emisionin “Të paekspozuarit” , në një lidhje telefonike, Basha tha se ai u censurua dhe se ishte rënë dakord që koha e tij për të folur do të ishte 3 minuta e gjysmë, ndërsa u transmetuan vetëm 1 minutë e gjysmë.

“Më kanë censuruar. Marrëveshja ishte që do më jepnin 3 minuta e gjysmë, por nuk do komentoj këto. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur. Unë nuk merrem më me Ramën sepse ai është përfaqësues i një sistemi të shembur. Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë se pret.

Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar deri në zhbërjen de fakto të asamblesë së krimit, por ajo që e duhet të merrmi është ajo pas kësaj.

Është në sistem që duhet shembur. Unë bashkë me opozitën dhe qytetaret t’i japim jetë një projekti të ti ri. Një person nuk duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Duhet një parlament që të garantojë transparencën. Jo thjesht largimin e Ramës, por shembja e këtij sistemi. Ne duhet t’i japi fund këtij tranzicioni 30-vjeçar” - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI