Flash

Ndotja e Gjanicës, zbulohet një tubacion i çarë i Albpetrol

Lapsi.al 7 March 2019
Ndotja e Gjanicës, zbulohet një tubacion i çarë i

Një javë pas derdhjes masive me hidrokarbure në lumin Gjanica, një burim i mundshëm i ndotjes u zbulua në Ballsh. Bëhet fjalë për disa tubacione të amortizuara që dikur shërbenin për ish-kompaninë ARMO për transportimin e naftës në Uzinën e Ballshit. Burime konfidenciale nga Inspektoriati Mjedisor i Fierit thanë për Tv Klan se rrjeti i tubacioneve që dikur shërbente për transportimin në rafinerinë e Fierit dhe të Ballshit dyshohet se po përdoret për shkarkimin e mbetjeve të papërpunuara të naftës në Gjanicë.

Gjanica e ka vendburimin 7 km larg Ballshit. Lumi përshkon Mallakastrën dhe përfundon në Mbrostar ku bashkohet me lumin Seman. Për kompaninë  e sotme "Tosk Energy" ndotja e Gjanicës mund të ndalet njëherë e përgjithmonë. Një zgjidhje mund të jetë dërgimi i mbetjeve të naftës drejt uzinës me qëllim që kjo e fundit t’i flitrojë përpara shkarkimit në lumin Gjanica. Shkaktari i ndotjes se një jave më parë i lumit Gjanica nuk u identifikua, megjithëse vendndodhja duket qartë. Sasia e madhe e hidrokarbureve ka përfunduar në det por gjurmët ndodhen ende në lumë.

Të këshilluara

Parashikimi, si ndryshon moti për nesër

Temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin tonë të paktën edhe gjatë ditës së nesërme. Ndërkaq, nuk do të ketë reshje shiu në asnjë pre...

17:16

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI