Flash

Fermerët kërkojnë rimbursim të plotë të TVSH-së: Do falimentojmë

Lapsi.al 8 March 2019
Fermerët kërkojnë rimbursim të plotë të

Grumbulluesit paralajmëruan një ditë më parë se do të blejnë më lirë qumështin nga fermerët, pas uljes së vlerës së tatimit mbi vlerën e shtuar që u rimbursohet nga qeveria. Por blegtorët në fshatin Vajkan të Fierit thonë se ky vendim do t’i çojë ata drejt falimentit, pasi me çmim më të lirë ata nuk do të mund të mbulojnë dot kostot e prodhimit.

Ata kërcënojnë se do të hedhin prodhimin e tyre në rrugë, nëse e shesin qumështin me çmime qesharake te grumbulluesit.

Afati që agropërpunuesit i kanë lënë qeverisë për të reflektuar mbi këtë nisëm është data 14 Mars. Sipas tyre, ulja e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20 në 6%, ka bërë që gjithë pesha e kësaj takse të mbahet nga ata, dhe jo nga fermeri, prandaj pas kësaj date, ata do të nisin t’ia marrin fermerëve me çmimin e tvsh-së së përfshirë.

Të kontaktuar nga televizioni Klan, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thanë se është ngritur një grup pune për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa Ministria e Financave, e cila është përgjegjëse për sistemin fiskal, pranon se është mbi një variant që do t’ua paraqesë fermerëve për të zgjidhur këtë problem./klan

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI