Flash

Vuçiç i revoltuar ndaj taksës së Kosovës: Do të marrim masa

Lapsi.al 8 March 2019
Vuçiç i revoltuar ndaj taksës së Kosovës: Do

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar dje me numrin tre të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksës.

Vuçiç e ka paralajmëruar diplomatin amerikan se Serbia do të marrë masa kundër veprimeve të Prishtinës, në një periudhë të shkurtër kohore.

Ai gjithashtu është ankuar tek Hale për platformën e dialogut që dje ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke thënë se ajo platformë nuk lë vend për negociata dhe është kundër vazhdimit të dialogut.

“E kam paralajmëruar prej kohësh Mogherinin dhe ekipin e saj se miratimi i asaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe për këtë arsye ajo si e tillë është kundër dialogut, sidomos kur ka refuzim kokëfortë të Prishtinës për të shfuqizuar taksën ndaj produkteve serbe që është e paarsyeshme dhe e dëmshme”- ka thënë Vuçiç, shkruan B92.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI