Flash

Ish e dashura urdhëroi vrasjen e shqiptarit, kapet teksa po arratisej nga Italia

Lapsi.al 8 March 2019
Ish e dashura urdhëroi vrasjen e shqiptarit, kapet teksa po arratisej nga

47-vjeçari, Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur pak kohë më parë në një vilë antike në provincën e Milanos është ekzekutuar me porosi të ish-të dashurës nga katër shtetas italianë. Gruaja, sot 67 vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin.

Policia investigative e Monzës, Ennas, Caltainisettas e Genovas kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arrestimin e lëshuar nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar si autorë të krimit e për fshehje të kufomës së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago në provincën e Milanos.

Katër italianët e arrestuar janë ekzekutorët materialë të vrasjes së shqiptarit, të përshfirë dhe më parë me botën e krimit. Sipas policisë ish e dashura e tij italiane ka paguar 6 persona për të vrarë Astrit Lamaj.

Ajo është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga terrritori italian përmes aeroportit të Genovas. Astrit Lamaj ishte zhdukur prej vitit 2013 dhe nuk kishte asnjë lajm për të derisa u gjet trupi i pajetë i tij në janar të këtij viti./ora news

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI