Flash

Burdushi tenton të vrasë veten në paraburgim

Lapsi.al 8 March 2019
Burdushi tenton të vrasë veten në paraburgim

I njohur si mjek popullor, Hysri Peqani, i prezantuar në media si Burdushi, ka tentuar t’i japë fund jetës para dy javësh në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku është duke u mbajtur për më shumë se dy muaj.

Këtë veprim, Burdushi ka deklaruar se e ka bërë për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të Gjykatës.

Aktin e tij e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Ai ka thënë se Burdushi ka tentuar të bëjë vetëvrasje më 25 shkurt të këtij viti, rreth orës 05:00 të mëngjesit, por zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë të tillë.

“Me datën 25.02.2019, rreth orës 05:00 të mëngjesit, i paraburgosuri H.P. ka tentuar të bëjë vetëvrasje, me ç’rast si mjet ka përdorur çarçafin e shtratit, i cili është në dhomën e tij. Pasi është dëgjuar një zhurmë në dhomë, zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë të tillë ende pa filluar (d.m.th. në fazën fillestare)”, ka thënë Thaçi.

Drejtori i burgjeve ka thënë se Burdushit i është dhënë ndihma mjekësore dhe se është konstatuar që nuk ka lëndime.

“Të paraburgosurit në fjalë i është dhënë ndihma mjekësore dhe është bërë kontrolli mjekësor, me ç’rast është konstatuar se nuk ka kurrfarë lëndime, por përveç shqetësimit dhe frustrimit. Në bazë të deklaratës së dhënë nga i paraburgosuri, këtë veprim e ka bërë në shenjë të pakënaqësisë së vendimit të Gjykatës dhe të padrejtësisë që i është bërë atij”, ka thënë Thaçi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI