Flash

Situata me fruthin problematike në vend, një 47-vjeçare humb jetën

Lapsi.al 8 March 2019
Situata me fruthin problematike në vend, një 47-vjeçare humb

Një tjetër viktimë është shënuar nga virusi i fruthit në vendin tonë.

Një grua 47-vjeçare nga Durrësi ka humbur jetën në shërbimin infektiv pasi ishte prekur nga virusi vdekjeprurës. Gruaja kishte mbërritur në gjendje të rëndë në Tiranë dhe kishte kaluar në pneumoni të rëndë.

Ajo i ishte nënshtruar një terapie intensive për një periudhë 10-ditore në reanimacionin e shërbimit infektiv, por nuk ka mundur të mbijetojë. Gruaja humbi jetën fundjavën e kaluar, por nuk është bërë publike nga institucionet përkatëse.

Ndërkohë, mjekët thonë se situata me fruthin në Shqipëri është problematike. Kur kanë kaluar vetëm dy muaj për vitin 2019, janë regjistruar 122 raste të reja të prekur nga fruthi. Shumica i përkasin moshës nën 2 vjeç dhe vetëm në dy muaj janë regjistruar 6 raste të cilat kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të rënda që shkakton ky virus.

Problematike situata me fruthin paraqitet në të gjithë Europën për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në popullatë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për vitin 2018 janë regjistruar 83 mijë raste të prekura, ndërkohë që për vitin 2017 ishin vetëm 25 500 raste. /tch

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI