Flash

PS kërkon dialog me opozitën, por jo negociata për qeveri tranzitore apo zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 7 March 2019
PS kërkon dialog me opozitën, por jo negociata për qeveri

Një tjetër ftesë për dialog vjen nga Partia Socialiste. Pas kryeministrit edhe sekretari i përgjithshëm i PS i shtrin dorën opozitës , por jo për të ngeociuar mbi një qeveri tranzitore apo zgjedhjet e përgjithshme. Nga Pogradeci në takim me elektoratin për zgjedhjet vendore, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë emra të tjerë nga listat e PD dhe LSI që do të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit në KQZ.

"Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë. Djem e vajza shqiptarë të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit do të marrin përgjegjësinë e përfaqësimit në Kuvend. Besoj se java e ardhshme do të jetë një javë intensive në këtë drejtim", tha Balla.

Që pas 21 shkurtit kur opozita dorëzoi mandatet, në Parlament kanë zënë vend 4 deputetë të rinj që vijnë nga radhët e LSI-së, ndërsa 6 kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Të këshilluara

Gjendet një trup pa kokë në Durrës

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në zonën e Currilave në Durrës. Raportohet se ttrupi është gjetur pa kokë, i gjymtuar dhe i dekompozuar. &...

14:37

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI