Flash

Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Lapsi.al 7 March 2019
Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur dhe mbi 20

Në aksidentin që ndodhi në Gjilan para disa orëve deri më tani një person ka vdekur, derisa raportohet për dhjetë të lënduar raporton 'Zeri'.

Këtë gjë e ka bërë të ditur për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka theksuar se aktualisht nga aksidenti i rëndë në Gjilan ku u përfshinë disa vetura dhe një kamion është vetëm një i vdekur dhe 10 të lënduar.

“Sot me 07 mars 2019 rreth orës 14:05 ka ndodhur një Aksident trafiku në qendër te qytetit të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës dhe sipas hetimeve të para dysho se një kamion transportues dyshohet për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbë kontrollin mbi mjetin transportues duke goditur disa vetura. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes ka mbi dhjet persona të lënduar të cilët janë bart urgjent në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Përkundër përpjekjeve të mjekëve, Hashani ka thënë që një person ka ndërruar jetë, si pasoj e lëndimeve të marra gjatë aksidentit.

“Edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve një person ka ndrru jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident.

Policia e Kosovës e ka ndalë vozitësin e mjetit dhe bashkudhëtarin e tije që të dy shqiptar shtetas të Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, njësitet e Zjarrfikësve, Prokurori i shtetit dhe shërbimet e Komunës”, ka thënë tutje ai.

Të këshilluara

Gjendet një trup pa kokë në Durrës

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në zonën e Currilave në Durrës. Raportohet se ttrupi është gjetur pa kokë, i gjymtuar dhe i dekompozuar. &...

14:37

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI